Begaj: Koha na kërkon të bëjmë gjithçka për objektivat tona

  • A.P /
  • 31 December 2024 - 13:47
Begaj: Koha na kërkon të bëjmë gjithçka për objektivat tona

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli një mesazh të ngrohtë urimi për të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, me rastin e ndërrimit të viteve. Në mesazhin e tij, ai e cilësoi këtë moment si një kohë reflektimi, bashkimi dhe shprese për një të ardhme më të begatë për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që ndodhen, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Duke theksuar rëndësinë e familjes, atdhedashurisë dhe mikpritjes, Presidenti Begaj uroi që ky vit të shërbejë si një hap përpara drejt përmbushjes së aspiratave të përbashkëta, forcimit të institucioneve demokratike dhe mirëqenies sociale. Ai ftoi qytetarët dhe politikën të punojnë së bashku për progresin dhe zhvillimin e vendit, ndërsa shprehu mirënjohje për të gjithë ata që kontribuojnë për një Shqipëri më të mirë.

Në fund të mesazhit, Presidenti Begaj përshëndeti në mënyrë të veçantë shqiptarët në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, si dhe diasporën, duke u bërë thirrje të ruajnë lidhjet me vendin e tyre dhe të ndihmojnë në përparimin e tij.


(Kosova Sot Online)