
Albin Kurti e pret Vitin e Ri me gruan: Mirë se vini në 2025!

Me fillim të vitit 2025 kryeministri Albin Kurti ka publikuar foto nga atmosfera festive bashkë me bashkëshorten e tij, duke uruar qytetarët për Vitin e Ri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai është shfaqur bashkë me bashkëshorten e tij në një “selfie” në sfondin e së cilës shihen fishekzjarret, nga ku u thotë qytetarëve “Mirë se e gjejmë njëri-tjetrin dhe mirësevini në 2025”.
Postimi i tij i plotë:
Mirë se e gjejmë njëri-tjetrin dhe mirësevini në 2025! Gëzuar Viti i Ri të gjithëve, me këdo e kudo që jeni! Ky shekull është i shqiptarëve, kjo dekadë është e VETËVENDOSJE!-s.
(Kosova Sot Online)