Berisha: Samitin e vitit 2027 do e organizojë ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO

  • A.P /
  • 01 January 2025 - 10:35
Berisha: Samitin e vitit 2027 do e organizojë ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh se, projeksionet janë që samitin e NATO në Tiranë në vitin 2027 e organizon ai që anëtarësoi Shqipërinë në aleancën e Atlantikut verior dhe jo ai që bëri protesta kundër, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

‘Projeksionet janë jo vetëm të miat, por të mbarë aleancës, që në vitin 2027, samitin e organizon ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe jo ai që bëri protesta kundër NATO-s. Shumë evidente kjo’, tha Berisha për gazetarët.

 


(Kosova Sot Online)