FBI jep detaje për incidentin me 10 të vdekur në New Orleans

  • A.P /
  • 01 January 2025 - 14:13
FBI jep detaje për incidentin me 10 të vdekur në New Orleans

Agjentja speciale Althea Duncan tha se ka marrë në emër të FBI përsipër çështjen e incidentit në New Orleans që shkaktoi vdekjen e 10 personave dhe rreth 30 të lënduar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Kjo nuk është një ngjarje terroriste”, tha ajo, raporton BBC. Kjo bie ndesh me kryebashkiaken, e cila më herët e cilësoi incidentin si të tillë.

Në vendngjarje janë gjetur “pajisje shpërthyese të improvizuara”.

Ajo thekson se qytetarët duhet të qëndrojnë larg zonës, “derisa të kuptojmë se çfarë po ndodh”.

(Kosova Sot Online)