Prishtina e pesta në botë për ajrin më të ndotur

  • A.P /
  • 01 January 2025 - 15:45
Prishtina e pesta në botë për ajrin më të ndotur

IQAir e cila është një kompani zvicerane e teknologjisë së cilësisë së ajrit, e specializuar në mbrojtjen kundër ndotësve të ajrit, në faqen e saj ka publikuar të dhënat për cilësinë e ajrit në qytetet e ndryshme të botës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në këtë faqe, është përfshirë edhe Prishtina, ku thuhet se kryeqyteti i Kosovës është ndër qytet me ajrin më të ndotur në botë.

Përndryshe sot Kosova është përfshirë nga një mjegull e dendur, e gjë për të cilën Policia ka kërkuar kujdes nga shoferët gjatë vozitjes.

(Kosova Sot Online)