Njihuni me parashikimin e motit për ditën e dytë të vitit 2025

  • A.P /
  • 02 January 2025 - 07:05
Njihuni me parashikimin e motit për ditën e dytë të vitit 2025

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell gjatë ditës, ndërsa deri në orët e mëngjesit do të vazhdojë mjegulla e dendur e ngrirë nëpër lugina dhe ultësira, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Acar i fortë në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe dhe lokalisht pritet të jetë e fuqishme, sidomos në rajonin e Gjakovës, me shpejtësi prej 10-48 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -7 deri në -3°C, ndërsa ato maksimale prej 5 deri në 13°C.

(Kosova Sot Online)