Aksident tragjik afër Shkupit: Tri gra të një familje u shuan

  • A.P /
  • 03 January 2025 - 08:50
Aksident tragjik afër Shkupit: Tri gra të një familje u shuan

Tre persona janë nxjerrë pa shenja jete nga lumi Vardar afër Shkupit, pasi vetura e tyre doli nga rruga Rashçe-Saraj të enjten mbrëma. Ky aksident tronditi vendin atje, ndërsa raportohet se në veturë ka qenë edhe një person tjeter, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç shkruajnë mediat në Maqedoni të Veriut, në veturë ka qenë një familje me pesë persona, tre prej të cilëve ishin gra dhe u gjetën të vdekura. ndërsa një fëmijë

Në veturë mësohet se ka qenë edhe një fëmijë, që gjatë rrokullisjes ka dalë nga vetura dhe është gjetur më pas nga disa kalimtarë që e kanë dërguar në spital

(Kosova Sot Online)