Dyshohet se një grua në Pejë po përjeton dhunë psikike nga vajza e saj

  • A.P /
  • 03 January 2025 - 10:30
Dyshohet se një grua në Pejë po përjeton dhunë psikike nga vajza e saj

Policia e Kosovës ka raportuar se një grua nga Peja dyshohet se po përjeton dhunë psikike nga vajza e saj e mitur, për të cilën policia tha se ka probleme psikike dhe se përdor terapi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia tha se po e hetojnë këtë rast.

“Pejë 02.01.2025 – 23:00.  Dyshohet se viktima femër kosovare, është duke përjetuar dhunë psikike nga vajza e saj e mitur, e cila ka probleme psikike dhe është duke përdorë terapi. Lidhur me rastin është informuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)