
Zelensky: Trump mund të ndihmojë në përfundimin e luftës me Rusinë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha në një intervistë të transmetuar në një televizion ukrainas se “paparashikueshmëria e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump mund të ndihmojë në përfundimin e luftës me Rusinë”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
”Trump mund të jetë vendimtar (…) në këtë luftë”, deklaroi Zelensky.
“Ai mund të na ndihmojë të ndalojmë Putinin”, shtoi ai.
“Është shumë i fortë dhe i paparashikueshëm”, tha Zelensky në intervistën televizive duke besuar se presidenti i zgjedhur amerikan “me të vërtetë dëshiron t’i japë fund luftës”.
(Kosova Sot Online)