
Diaspora dërgoi 1.2 miliardë euro në Kosovë nga janari deri në nëntor

Remitancat e huaja në Kosovë arritën në 1,224 miliardë euro në periudhën janar-nëntor, nga 1,208 miliardë euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tha banka qendrore, duke cituar të dhënat preliminare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Vetëm në muajin nëntor, remitancat e huaja në Kosovë u rritën me 2.3% krahasuar me një vit më parë, tha banka qendrore e Kosovës në një publikim të të dhënave.
101.3 milionë euro është shuma e mjeteve të dërguara në muajin nëntor të vitit 2024.
Krahasuar me muajin tetor, remitancat nga jashtë ranë me 9.6% në muajin nëntor.
Në vitin 2023, remitancat e huaja në Kosovë u rritën 10% krahasuar me vitin paraprak.
(Kosova Sot Online)