Rizvanolli: Ibër Lepenci u shndërrua në ndërmarrje fitimprurëse

  • A.P /
  • 03 January 2025 - 12:54
Rizvanolli: Ibër Lepenci u shndërrua në ndërmarrje fitimprurëse

Pas shtatë vjetësh humbje, Ibër Lepenci u shndërrua në ndërmarrje fitimprurëse, ka thënë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një shkrim në rrjetin social ‘Facebook’, Rizvanolli ka prezantuar dy grafika përmes të cilave paraqiten fitimet nga Ibër-Lepenci që nga viti 2019 dhe po ashtu edhe humbjet.”

Ibër Lepenci u shndërrua në ndërmarrje fitimprurëse që nga viti 2022, dhe pritet të ketë fitim edhe më të madh më 2024, pas së paku 7 vitesh me humbje. Shifrat për vitin 2024 janë preliminare”, ka shkruar ajo.

Kanali i Ibër-Lepencit u sulmua më 29 nëntor në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut.

(Kosova Sot Online)