I jepet lamtumira e fundit ish-ambasadorit Anton Berisha
Sot, në varrezat katolike në Pejë pas homazheve iu dha lamtumira e fundit ish-ambasadorit dhe ish-zv.ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Anton Berisha, njeriut i cili tërë jetën ishte në shërbim të vendit. transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Berisha për një kohë të gjatë kishte qenë i përfshirë në organizime sociale, politike e kulturore, duke përfshirë lëvizjen kombëtare të viteve ’90, me misione specifike diplomatike të autorizuara nga presidenti Ibrahim Rugova.
(Kosova Sot Online)