Aksidenti në Maqedoninë e Veriut, gjendet trupi i pajetë i pasagjerit të katërt

  • A.P /
  • 03 January 2025 - 16:02
Aksidenti në Maqedoninë e Veriut, gjendet trupi i pajetë i pasagjerit të katërt

Pas një kërkimi disaorësh, diku rreth orës 15:00 ,është gjetur sot edhe trupi i pajetë i pasagjerit të katërt që ndodhej në veturën që mbrëmë doli nga rruga dhe ra në lumin Vardar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nga aksidenti tragjik që ndodhi dje pasdite në Maqedoninë e Veriut mbetën të vdekura edhe tri gra, ndërsa një fëmijë katërvjeçar shpëtoi.

Të gjithë ishin nga familja Arsllani e fshatit Gërçec të komunës së Sarajit.

Për vdekjen e tyre ngushëlloi kryetari i partisë shqiptare BDI, Ali Ahmeti, i cili tha se dhimbja e kësaj familje e “ndjejmë si tonën”.

Fëmija katërvjeçar që i shpëtoi aksidentit është në gjendje stabili dhe pas trajtimit në spitali do të lirohet për trajtim në shtëpi, kanë thënë më herët nga spitali. 


(Kosova Sot Online)