Vdiq një person pas një aksidenti në rrugën Lipjan-Shtime

  • A.P /
  • 04 January 2025 - 15:14
Vdiq një person pas një aksidenti në rrugën Lipjan-Shtime

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, ka konfirmuar se pas një aksidenti të ndodhur sot në mesditë në rrugën Lipjan-Shtime ka vdekur një person. Një person tjetër për shkak të lëndimeve të marra është dërguar për trajtim në QKUK, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“ Rreth orës 12:45, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Lipjan-Shtime, respektivisht në afërsi të fshatit Grackë e vogël.Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura”, ka treguar Borovci.

“Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën ndërkaq për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti një person është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.Për shkak të aksidentit janë krijuar vështirësi qarkullimi në segmentin rrugor Lipjan-Shtime-Topliqan – Bujan. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit dhe ri drejtimin e trafikut, si dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)