
Mal i Zi, homazhe për 12 viktimat e sulmit me armë

Në Cetinjë të Malit të Zi u mbajtën sot homazhe për 12 personat që u vranë gjatë një sulmi ditën e Vitit të Ri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në bashkinë e qytetit ishin vendosur fotografi të viktimave të sulmit, ndërsa në homazhe morën pjesë të afërm të tyre dhe zyrtarë të Malit të Zi.
Të premten, kryeministri malezez Milojko Spajić njoftoi një projektligj të ri që ashpërson masat për mbajtjen e armëve.
Zoti Spajić njoftoi se individët që kanë armë me leje do t’i nënshtrohen një kontrolli të së shkuarës së tyre dhe gjendjes psikologjike ndërsa paralajmëroi për një ndëshkim tejet të ashpër për ata që mbajnë armë në mënyrë të paligjshme.
(Kosova Sot Online)