Kurti i motivuar për Vitin e Ri: Shekulli 21-të duhet të jetë i shqiptarëve

  • A.P /
  • 04 January 2025 - 17:30
Kurti i motivuar për Vitin e Ri: Shekulli 21-të duhet të jetë i shqiptarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përfundimisht ka hequr dorë nga ideali i tij për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një video të shkurtër e cila të premten po qarkullon në rrjetet sociale, Kurti dëgjohet duke thënë të pranishmëve se shekulli 21-të duhet të jetë shekulli i shqiptarëve, dhe se përgjegjësinë më të madhe për këtë e kanë Kosova e Shqipëria, si dy Republika.

“Shekullin 21 duhet ta bëjmë bashkë shekullin shqiptar (…) duhet t’i forcojmë shtetet duhet ta faktorizojmë kombin shqiptar kudo që është, e përgjegjësinë më të madhe e kanë Shqipëria e Kosova si dy Republika”, thotë ai në një video, e cila po qarkullon kryesisht në faqet “trolls” në mbështetje të Albin Kurtit e realizuar gjatë një vizite për ngushëllime në familjen e heronjve Mujë e Ali Krasniqi, për vdekjen e nënës së tyre.

(Kosova Sot Online)