Ky mot parashikohet për të hënën në Kosovë

  • A.P /
  • 06 January 2025 - 06:36
Ky mot parashikohet për të hënën në Kosovë

Për të hënën parashikohet mot me diell dhe vranësira gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull nëpër ultësira dhe lugina, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, veçanërisht në rajonin e Gjakovës, me shpejtësi prej 10-45 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -7 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 11°C. 

(Kosova Sot Online)