Haziri: Qeveria në largim e përjashtoi nahinë tonë nga kujdesi në investime

  • A.P /
  • 06 January 2025 - 09:35
Haziri: Qeveria në largim e përjashtoi nahinë tonë nga kujdesi në investime

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka adresuar kritika në drejtim të Qeverisë Kurti duke thënë se e ka përjashtuar Gjilanin dhe Anamoravën nga investimet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Qeveria aktuale  i ka bllokuar të gjitha projektet kapitale e zhvillimore, ndërsa shton se LDK është shpresë për qytearët.

Postimi i tij:

Qeveria në largim e përjashtoi Gjilanin e Anamoravën prej kujdesit në investime, LDK besë dhe shpresë për qytetarët

Shtabet e LDK-së Bresalc, Ponesh, Verbicë të Zhegocit, Kishnapole, Sllakoc, Gadish e Dobërçan, dëshmuan angazhimin e jashtëzakonshëm për ta bërë fitoren e madhe më 9 shkurt.

Tash e katër vjet, qeveria në largim e përjashtoi nahinë tonë nga kujdesi në investime, duke i bllokuar të gjitha projektet kapitale e zhvillimore.

Ju falenderojmë shumë për përkrahjen e madhe dhe këtë besim ndaj vizionit tonë për Gjilanin e Anamoravën zhvillimore, do t’ua kthejmë me përgjegjësi edhe më të madhe në punë. LDK, besë dhe shpresë për Gjilanin, Anamoravën e Kosovën!


(Kosova Sot Online)