Kryemadhi: Ilir Meta është një njeri që nuk ka lidhje me mua

  • A.P /
  • 06 January 2025 - 12:22
Kryemadhi: Ilir Meta është një njeri që nuk ka lidhje me mua

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka deklaruar jashtë ambienteve të SPAK, se nuk e ka uruar për Vitin e Ri bashkëshortin e saj, Ilir Meta, me të cilin është në proces divorci, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kryemadhi u shpreh se; “nuk kam si të uroj një njeri që nuk ka lidhje me mua”.

Ndërsa theksoi se armiqtë e saj, janë të gjithë ata që kanë shpifur ndaj deputetes.

“Uroj që të gjithë njerëzi që iluminojnë Metën me shpifje të tilla të marrin përgjigjen në 2025, siç po e marrin disa. Armiqtë janë ata që kanë shpifur kundër Monika Kryemadhit”,– tha Kryemadhi.

(Kosova Sot Online)