Haradinaj: Në numrin 137 është fitorja e Kosovës

  • A.P /
  • 06 January 2025 - 14:17
Haradinaj: Në numrin 137 është fitorja e Kosovës

Kandidati për kryeministër nga Aleanca – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal, Ramush Haradinaj ka reaguar pas hedhjes së shortit ku ky koalicion mori numrin 137, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lidhur me këtë, ai tha se në numrin 137 është fitorja e Kosovës.

“Numri ynë është 137. Nën numrin 137, me 9 shkurt, janë Aleanca – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal. Në numrin 137 është fitorja e Kosovës.”, ka shkruar ai.


(Kosova Sot Online)