
Ja çfarë moti na mirëpret sot

Sotbnë Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta të cilat edhe do të kushtëzojnë riga dhe ndonjë rrebesh lokal shiu kryesisht në veriperëndim të Kosovës dhe pjesërisht edhe në perëndim të vendit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ndonjë rigë shiu mund të ketë edhe në viset tjera.
Erërat do të jenë mesatare e ndoshta paksa të fuqishme nga jugu dhe jugperëndimi.
Temperaturat pritet të lëvizin maksimalet afërsisht nga 8 deri në 11 gradë Celsius.
(Kosova Sot Online)