Policia jep detaje për aksidentin në Prizren

  • A.P /
  • 07 January 2025 - 09:16
Policia jep detaje për aksidentin në Prizren

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mesnatën e së hënës në Prizren, në rrugën “Wesley Clark”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këtë e ka konfirmuar për Dukagjini zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 00:28. Pra, aksident me lëndime dhe dëme materiale. Hetimet po zhvillohen nga Stacioni Policor në Prizren”, tha Gashi.

Ai theksoi se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

(Kosova Sot Online)