
Lajçak takohet me O’Brien dhe Kasanof në Uashington

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, në muajin e tij të fundit të mandatit, udhëtimin e tij të parë në vitin e ri e realizoi në SHBA, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Nga atje, ai njoftoi se përveçse u takua me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, një takim të përbashkët e realizuan edhe me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien.
“Faleminderit për ftesën ndihmëssekretarit O’Brien dhe emisarit Kasanof! U kënaqa me diskutimin tonë të gjerë sonte. Mirënjohës për bashkëpunimin e fortë BE-SHA në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lajçak.
(Kosova Sot Online)