Numri i të vdekurve shkon në 95 nga tërmeti i fuqishëm në Tibet

  • A.P /
  • 07 January 2025 - 10:33
Numri i të vdekurve shkon në 95 nga tërmeti i fuqishëm në Tibet

Të paktën 95 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 130 janë lënduar pas një tërmeti të madh që goditi rajonin malor të Tibetit të martën në mëngjes, thonë mediat shtetërore kineze.

Tërmeti që goditi qytetin e shenjtë Shigatse të Tibetit rreth orës 09:00 me kohën lokale kishte një magnitudë 7.1 ballë dhe një thellësi prej 10 kilometrash sipas të dhënave nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, i cili gjithashtu tregoi një seri të pasgoditjeve në zonë.

Lëkundjet u ndjenë edhe në Nepalin fqinj dhe pjesë të Indisë.

Tërmetet janë të zakonshme në rajon, i cili shtrihet në një vijë të thyer gjeologjike.

(Kosova Sot Online)