
Koreja e Veriut ndalon ngrënien e hot-dogut dhe divorcin

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ua ka ndaluar banorëve të shtetit që udhëheq të hanë hot-dogs, duke e konsideruar këtë si akt tradhtie, ka shkruar DailyMail, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kushdo që shërben hot-dog ose kapet duke e gatuar do të rrezikojë të dërgohet në kampet e punës.
Jong-Un gjithashtu ka urdhëruar që divorcet mes çifteve të dënohen me punë të rënda. Ai ka thënë se ata që vendosin të ndahen do të “dënohen me kampe pune për të paguar çmimin final të krimit”.
Prishja e martesave po konsiderohet si “veprim antisocial”.
(Kosova Sot Online)