Vetëvendosje e Kurtit po pret vota nga çdo cep i Kosovës

  • A.P /
  • 07 January 2025 - 13:41
Vetëvendosje e  Kurtit  po pret vota nga çdo cep i Kosovës

Fillimisht e nisën me një seri postimesh në rrjetet sociale duke kërkuar 500 mijë vota për Vetëvendosjen
Ministra, deputetë e zyrtarë të VV-së, nga partia e Albin Kurtit i kanë prezantuar publikisht pritjet për zgjedhjet e 9 shkurtit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ata pritën dhe po presin që në zgjedhjet e ardhshme, t’i fitojë 500 mijë vota.

Duke u bazuar në këtë kërkesë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti doli me një ambicie tjetër. Ai sot publikoi edhe sloganin e partisë për këto zgjedhje.

Pas 500 k, Vetëvendosje po pret edhe vota nga çdo cep i Kosovës. Kjo, duke u bazuar në sloganin “Cep më Cep”, të cilin e publikoi vet Kurti në faqen e tij të Facebook-ut, ku edhe bashkëngjiti numrin e Vetëvendosjes në fletëvotime: 118.

Ndryshe Kurti para disa ditësh në një tubim me simpatizantët në sallën 1 tetori në Prishtinë, në prezantimin e kandidatëve për deputetë nga radhët e LVV-së, ka kërkuar 500 mijë vota të cilat sipas tij janë të nevojshme që të mos varen nga Lista Serbe, por as nga partitë tjera opozitare shqiptare, të cilat i quajti “të stërvjetëruara”.

(Kosova Sot Online)