Policia shqiptoi 1593 gjoba trafiku për 24 orë

  • A.P /
  • 08 January 2025 - 10:49
Policia shqiptoi 1593 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, ka shqiptuar 1593 tiketa trafiku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Po ashtu nga policia është bërë e ditur edhe se, gjatë kësaj kohe kanë ndodhur 23 aksidente trafiku me të lënduar, dhe 39 me dëme materiale.

Po ashtu, janë arrestuar 18 persona nga të cilët, 14 janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)