
Berisha: Do u faktoj shqiptarëve se çfarë përfaqëson Dumani i partisë

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka reaguar edhe njëherë tjetër ditën e sotme, në lidhje me aktivitetin kriminal të SPAK, i cili sipas dokumentit të fundit të publikuar nga kryedemokrati, nuk vepron ndaj njerëzve të afërt të kryeministrit Edi Rama, edhe kur ata janë të faktuar si të lidhur me krimin e organizuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
‘Avoketëve të narkodiktaturës më duhet të ju them se SKAP-i si instrument i narkodiktaturës është një organizatë kriminale e cila fsheh krime, bënë pazare me kriminel, vrasës, trafikantë manipulon dosje, dhe une do ju faktoj shqiptarve se cfarë përfaqëson Dumani dhe mercenarë të tjerë të partisë’, shkruan Berisha në Facebook.
Gjithashtu Berisha paralajmëron se publikimi i sotëm i dokumentit ku faktohet se Taulant Balla është personi i lidhur drejtëpërdrejtë me bandat e Elbasanit është vetëm seria e parë e krimeve që SPAK fsheh.
Postimi i plotë:
Duke ndjekur Opinionin.
Avoketëve të narkodiktaturës më duhet të ju them se SKAP-i si instrument i narkodiktaturës është një organizatë kriminale e cila fsheh krime, bënë pazare me kriminel, vrasës, trafikantë manipulon dosje, dhe une do ju faktoj shqiptarve se cfarë përfaqëson Dumani dhe mercenarë të tjerë të partisë.
Sot në përmbushje të detyrimeve publike paraqita dokumenta, bisedat që faktonin se Taulant Balla ju garantonte tendera dhe favore, dhe se fundi merrte përsipër arrestimin e kundërshtarëve të bandës së tij në garantim të votave.
Kjo ishte vetëm seria e parë e krimeve që fsheh SKAP-i i narkodiktaturës. sb
(Kosova Sot Online)