
Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot në Kosovë na pret mot me vranësira e intervale kohore me diell, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Temperaturat do të jenë mjaft të larta për këtë periudhë kohore dhe maksimale pritet të arrijë deri në 15 apo 16 gradë Celsius.
Në disa zona mund të ketë riga afatshkurtra shiu kryesisht në veriperëndim të vendit.
Ndryshimi i motit në Kosovë do të fillojë të Premten vonë pasdite me depërtim të një fronti të ftohtë ajror me reshje shiu të cilat në disa zona do të shndërrohen në reshje bore. Temperaturat do të fillojnë të ulen ndjeshëm.
Nga fundjava (sidomos e diela) na pret mot dukshëm më dimëror, me reshje të herëpashershme bore dhe me formimin e shtresave të reja të borës. Pritet të kemi depërtim më të thellë të temperaturave polare.
(Kosova Sot Online)