Lajçak njofton për një takim që e ka zhvilluar

  • A.P /
  • 09 January 2025 - 09:28
Lajçak njofton për një takim që e ka zhvilluar

I dërguari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar në Neë York me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas një njoftimit të Lajçakut në X, ai me Guterres ka folur për Ballkanin Perëndimor

“Një nder i madh të takohem me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. Më pëlqeu biseda jonë për Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së dhe vlerësoj njohuritë dhe vlerësimet e tij”, shkroi emisari evropian.

(Kosova Sot Online)