Dita e Zisë Kombëtare për vdekjen e ish-presidentit James Carter, ulet në gjysmështizë flamuri i SHBA-së në ambasadën në Prishtinë

  • A.P /
  • 09 January 2025 - 09:45
Dita e Zisë Kombëtare për vdekjen e ish-presidentit James Carter, ulet në gjysmështizë flamuri i SHBA-së në ambasadën në Prishtinë

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ul në gjysmështizë sot për Ditën e Zisë Kombëtare për ta nderuar Presidentin e 39-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, James Earl Carter Jr, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Carter vdiq më 29 dhjetor në moshën 100-vjeçare, pas gati dy vitesh nën vëzhgim mjekësor në shtetin e Georgias.

Arkivoli i tij kaloi nëpër rrugët e vendlindjes së tij në qytezën Plains, nëpër bulevardet e Atlantas, kryeqytetetin e shtetit.

Mijëra njerëz bënë homazhe në Kapitol të Shteteve të Bashkuara për ta nderuar atë të mërkurën.


(Kosova Sot Online)