
Një person është arrestuar në Suharekë

Një person është arrestuar në Suharekë pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një armë dhe 21 gëzhoja.
Ai është dërguar në mbajtje.
“ARMËMBAJTJE PA LEJE&SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Fsh. Vraniq, Suharekë 08.01.2025, 10:48. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë si dhe 21 gëzhoja. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”
(Kosova Sot Online)