
23 aksidente me të lënduar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24 orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe kanë ndodhur 44 aksidente me dëme materiale, dhe 23 të tilla me të lënduar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Nga PK-ja është njoftuar edhe se, gjatë 24 orëve, janë arrestuar 20 persona, nga të cilët, 7 janë dërguar në mbajtje.
Po ashtu policia ka bërë të ditur se janë shqiptuar 2051 gjoba.
(Kosova Sot Online)