
Sot në Kosovë pritet të kemi ndryshim gradual të motit

Sot në Kosovë pritet të kemi ndryshim gradual të motit. Paradite ende do të jetë ngrohtë për këtë periudhë kohore me vranësira e intervale kohore me diell, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Pasdite shtim i konsiderueshëm i vranësirave dhe ardhja e një fronti të ftohtë ajror. Pritet të fillojnë reshje e rrebeshe shiu të cilat në shumë rajone pastaj do të shndërrohen në reshje lokale bore.
Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme pas ardhjes së frontit të ftohtë ajror, ndërsa erërat jugore paradite do të ndryshojnë drejtim me ardhjen e frontit të ftohtë dhe do të fillojnë të ftohta nga veriu.
Temperaturat maksimale deri në 14 gradë Celsius për të shënuar ulje të ndjeshme orëve të vonshme.
(Kosova Sot Online)