Richard R. Verma, sot viziton Kosovën

  • A.P /
  • 10 January 2025 - 07:28
Richard R. Verma, sot viziton Kosovën

Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai sot do të pritet në takim nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Departamenti i Shtetit, njofton se në Kosovë, do të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, si dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për të mirën e të gjithë kosovarëve. 

Ai gjithashtu do të falënderojë Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e fuqishme të Ukrainës dhe për ndihmën e saj për afganët në nevojë.

(Kosova Sot Online)