Berisha zbulon arsyen pse nuk e ka takuar ende Ilir Metën
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se arsyeja e vetme pse nuk ka shkuar të takojë Ilir Metën në burg siç bëri me Ervin Salianjin është vetëm procedurale.
Berisha tregoi se është interesuar për ta takuar Metën, por i kanë thënë se ai ndodhet në paraburgim dhe nuk lejohen takime.
“Ilir Metën do shkoja 10 herë ta takoja unë, por këta pretendojnë se të paraburgosurit nuk mund të takohen. Këta më kanë thënë mua, se sigurisht unë jam interesuar, por më kanë informuar se ai është në paraburgim dhe nuk lejojnë takime”, tha Berisha.
(Kosova Sot Online)