
Selmanaj: Albin Kurti po e kthen qeverisjen në monolog

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka kritikuar vendimin e bojkotimit të debateve televizive nga partia në pushtet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Selmanaj në një postim në Facebook tha se kryeministri, Albin Kurti po e kthen qeverisjen në monolog, pa debat dhe pa llogaridhënie
“Albin Kurti po e kthen qeverisjen në monolog – as debat, as llogaridhënie, as përgjegjësi, vetëm propagandë e mashtrim! Kur mbyll dyert e ballafaqimit dhe të medieve, e vetmja gjë që mbetet hapur janë xhepat e tij!”, ka shkruar ai.
(Kosova Sot Online)