Një tërmet u regjistrua në Itali

  • A.P /
  • 10 January 2025 - 08:17
Një tërmet u regjistrua në Itali

Një tërmet me magnitudë 3.6 u regjistrua në orën 02:42 të mëngjesit në veriperëndim të Friuli Venezia Giulia, në provincën e Udines, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë tërmeti kishte një hipoqendër shtatë kilometra të thellë dhe një epiqendër tre kilometra nga komuna e Ampezzo.

Aktualisht nuk ka raportime për dëme në njerëz apo sende.


(Kosova Sot Online)