Lëkundje tërmeti në Malin e Zi

  • A.P /
  • 10 January 2025 - 09:49
Lëkundje tërmeti në Malin e Zi

Një tërmet i magnitudës 3,6 i shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e të premtes në Malin e Zi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare, epiqendra ka qenë 7 kilometra në veriperëndim të Budvës, 41 km larg Podgoricës.

Thellësia e tërmetit, që ra saktësisht në orën 9:18, ishte 10 km.

(Kosova Sot Online)