Peci ka njoftuar për një vendim që ka marrë

  • A.P /
  • 10 January 2025 - 10:45
Peci ka njoftuar për një vendim që ka marrë

Ministri i Bujqësisë Faton Peci me mëngjes ka njoftuar për një vendim që ka marrë, e që ka të bëjë me subvencionet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Veç një ditë para se të nis zyrtarisht fushata zgjedhore dhe një muaj para zgjedhjeve në Kosovë, ministri ka nënshkruar Programin për Pagesa direkte për vitin 2025-të.

Peci ka thënë se dhe këtë vit, do të vazhdojë përkrahja e fuqishme, për fermerët në kategorinë e subvencioneve.

“Mirëmëngjesi qytetarë të Republikës së Kosovës. Sapo nënshkruajta Programin për Pagesa Direkte 2025. Vazhdon përkrahja e fuqishme edhe këtë vit për fermerët në kategorinë e subvencioneve”, ka shkruar Peci në Facebook.

(Kosova Sot Online)