Kthehet në shtëpi vajza nga Ferizaj që u zhduk

  • A.P /
  • 13 January 2025 - 11:59
Kthehet në shtëpi vajza nga Ferizaj që u zhduk

Në një familje në Ferizaj, një vajzë 13-vjeçare ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej asgjë për vendndodhjen e saj, për dy netë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se vajza e raportuar e zhdukur tashmë është rikthyer në shtëpinë e saj dhe është paraqitur bashkë me prindin në Polici.

E mitura ka dhënë deklaratën e saj lidhur me rastin dhe para hetuesve policorë ka bërë me dije ndër të tjera se ka qëndruar me disa persona, të cilët i kishte takuar rrugës dhe kishte shkuar me ta në një villë.

Pas ekzaminimeve të kryera nuk janë vërejtur shenja të dhunës apo keqtrajtimit dhe gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për ndriçimin e rastit.

(Kosova Sot Online)