
Peci: Kosova ka dy opsione: Vetëvendosjen dhe koalicionin PLAN bashkë me Listën Serbe

Kandidati për deputet i listës Guxo, Faton Peci, ka deklaruar gjatë një tubimi elektoral në Mitrovicë se më 9 shkurt Kosova ka dy opsione: Vetëvendosjen (VV) dhe koalicionin PLANS, që përfshin PDK-në, LDK-në, AAK-në, Nismën dhe Listën Serbe, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai ka theksuar se një votë për PLANS do të thotë forcimin e ndikimit të Radojçiqit në veri dhe mundësinë që ai të ketë ndikim edhe në Qeverinë e Kosovës.
Peci ka paralajmëruar se kjo mund të sjellë një vazhdim të dominimit serb në politikën e Kosovës, duke kërkuar që qytetarët të bëjnë një zgjedhje të menduar dhe të kujdesshme.
(Kosova Sot Online)