Gashi: Kurti po çirret sepse nuk ka asgjë për të treguar

  • A.P /
  • 13 January 2025 - 14:14
Gashi: Kurti po çirret sepse nuk ka asgjë për të treguar

Arben Gashi, kandidat edhe për një mandat si deputet nga LDK, ka komentuar gjuhën me tone të larta e të ashpër të kryeministrit Kurti, drejtuar opozitës, dje në një tubim në Mitrovicë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Gashit, Kurti “po çirret sepse nuk ka asgjë për të treguar” dhe sepse “fundi i tij po afrohet”.

Madje, Gashi e ka cilësuar kryeministrin si “të korruptuar e të paaftë”.

“Pas 4 viteve si kryeministër, Kosova është më e zhgënjyer se kurrë. Çirret me zë të lartë sepse:

Skandali Marin Berisha po i del nga kontrolli.

 35 milionë euro u zhdukën në KEK nga Nagip Krasniqi.

  Çmimi i energjisë elektrike u dyfishua.

  Rezervat shtetërore u vodhën dhe Rozeta e skandaleve po del në pah.

  Çmimet e miellit, vajit e sheqerit u dyfishuan.

   3200 tenderë me një burim po mbulohen me britma të kota.

   Sanksionet ndërkombëtare po izolojnë Kosovën”, ka thënë Gashi.


(Kosova Sot Online)