​Tetë vjet nga ndalimi i hyrjes së trenit serb në Kosovë

  • A.P /
  • 14 January 2025 - 08:15
​Tetë vjet nga ndalimi i hyrjes së trenit serb në Kosovë

Beogradi zyrtar para tetë vjetësh kishte nisur një tren drejt Kosovës, i dekoruar me flamuj serbë, me mbishkrimin Kosova është Serbi në 20 gjuhë dhe ikonografi mesjetare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Treni ishte nisur pa lejen e Prishtinës zyrtare, e cila e vlerësoi synimin për hyrjen e tij në Kosovë si provokim dhe shkelje të sovranitetit të saj, andaj edhe nuk e lejuan hyrjen e tij.

Nisja e trenit provokues, sipas autoriteteve të Beogradit, ishte një “sprovë me synimin për vendosjen e linjës së rregullt Beograd – Mitrovicë”.

(Kosova Sot Online)