Gjendet pa shenja jete një 26 vjeçar në lumin Drini i Bardhë

  • A.P /
  • 14 January 2025 - 11:06
Gjendet pa shenja jete një 26 vjeçar në lumin Drini i Bardhë

Sot një person është gjetur pa shenja jete në lumin “Drini i Bardhë”, në afërsi të urës së fshatin Rugovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këtë për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Me date 14.01.2025, rreth orës 08:20, policia është informuar se një qytetar e ka vërejtur një trup të pa jetë në lumin “Drini i Bardh” në afërsi të urës se fshatit Rugove. Me të marr këtë informacion, hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren dhe zyrtar nga Drejtoria Rajonale e  Policisë së Gjakovës kane dal në vend ngjarje, ku kane vërejtur një trup të pa jetë.”

Ai ka shtuar se viktima është Arban Hisari i lindur në vitin 1998, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familjarët.

“Pas kontrollimit të viktimës nga njësit përkatëse, në rrobat e viktimës janë gjetur dokumentacion personal në emër të Arban HISARI,  DL.05.06.1998 si dhe  rrobat të cilat i kishte viktima, ishin të njëjtat sikur në ditën kur është raportuar i zhdukur nga familjaret, andaj besohet se  trupi i pa jete është i viktimës së lartcekur. Për rastin është informuar edhe prokurori i shtetit.”


(Kosova Sot Online)