E trishtë: Kjo është gruaja kosovare që dyshohet se i dha fund jetës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Prishtinë, ku në një banesë në rrugën ‘Afrim Zhitia’ një grua ka humbur jetën tragjikisht, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas informacioneve të para, viktima dyshohet se i ka dhënë fund jetës brenda banesës.
Viktima që vdiq tragjikisht është Shadije Rexhepaj, rreth moshës 43-vjeçare.
Viktima u gjet e varur dhe vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor që intervenoi në vendin e ngjarjes pasi rasti u denoncua.
Njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, teksa akoma nuk dihet motivi dhe rrethanat e tjera të rastit.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.
(Kosova Sot Online)