'Marrëveshja Kurti-Vuçiq për deklaratën rreth personave të pagjetur'
Komisioni i Përbashkët për Personat e Zhdukur do të mblidhet më 15 janar për herë të parë në Bruksel. Këtë e kanë konfirmuar nga Komisioni Evropian dhe ky takim do të kryesohet nga BE-ja dhe do të marrin pjesë delegacionet nga Kosova dhe Serbia, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Të mërkurën, në Bruksel do të mbahet takimi inaugurues i Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur, i krijuar si pjesë e Deklaratës Politike për Personat e Zhdukur 2023. Takimi i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë do të kryesohet nga BE-ja”, kanë thënë për N1.
Marrëveshja për deklaratën e përbashket rreth personave të pagjetur ishte arritur në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vucic.
Në dhjetor 2024, kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq pas një takimi të ndërmjetësuar nga Miroslav Lajcak, kanë treguar se janë pajtuar për zbatimin e plotë të kësaj deklarate.
(Kosova Sot Online)