
Parashikimi i motit për ditën e mërkurë: Vransira dhe reshje të dobëta dëbore

Mbetet ende ftohtë ditën e mërkurë në vend, kryesisht me vransira, që pasdite me gjasë mund të shoqërohen me reshje të dobëta dëbore kryesisht në pjesë jugore të vendit përreth vargmaleve të Sharrit, pa përjashtuar mundësi që fjolla bore të shfaqen në pjesë qëndrore të vendit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Nuk do të mungojnë as intervale me diell. Frynë erë e lehtë dhe mesatare veriore e verilindore 3-6m/s.
Temperaturat minimale zbresin në -5 e -2C, e maksimalet gjatë ditës luhaten ndërmjet 0C e 3C.
(Kosova Sot Online)