Sveçla: Nuk do të lejojmë asnjë paralelizëm që të cënojë Kushtetutën

  • A.P /
  • 15 January 2025 - 10:12
Sveçla: Nuk do të lejojmë asnjë paralelizëm që të cënojë Kushtetutën

Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion në dhjetëra lokacione për mbylljen e strukturave paralele serbe, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook.

“Me aksion të përbashkët mes MPB e PK si dhe MINT e MAPL, përfundon epoka e komunave dhe institucioneve paralele e kriminale të Serbisë në Republikën e Kosovës. Sot janë mbyllur Komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skënderaj si dhe posta e zyre tatimore ilegale”, ka shkruar ai krahas një videoje ku shfaqet bashkë me ministrin Elbert Krasniqi.

Tutje, Sveçla ka potencuar se nuk do të lejojnë asnjë paralelizëm, e aq më tepër kriminal të Serbisë që të cënojë Kushtetutën e ligjshmërinë në vendin tonë.

(Kosova Sot Online)