Ngrihet aktakuzë ndaj tre të dyshuarve në rastin e Liridona Ademajt

  • A.P /
  • 15 January 2025 - 10:24
Ngrihet aktakuzë ndaj tre të dyshuarve në rastin e Liridona Ademajt

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, gjatë konferencës së sotme për media ka bërë të ditur se kanë përfunduar hetimet në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt dhe se është ngritur aktakuzë ndaj tre të dyshuarve – Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Siç e dini ky ka qenë rast i ndishëm, fillimisht ka qenë i inskenuar si grabitje, mirëpo falë angazhimit maksimal të hetuesve dhe prokurorëve brenda një afati të shkurtë kohor kemi arritur t’i zbulojmë kryesit e kësaj vepre penale. Ka qenë një çështje penale jashtëzakonisht e ndjeshme edhe sa i përket kompleksitetit të saj dhe janë zhvilluar hetime në shumë dimensione për arsye se kemi siguruar ekspertiza edhe brenda edhe jashtë vendit tonë”, tha Gashi.

30 vjeçarja Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023 në fshatin Bërnicë të Prishtinës.

(Kosova Sot Online)